Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeShowbizProtesta pro-ukrainase në të gjithë ShBA-në pas përplasjes Trump-Zelensky

Protesta pro-ukrainase në të gjithë ShBA-në pas përplasjes Trump-Zelensky

Protestat pro-ukrainase janë zhvilluar në të gjithë SHBA-në pas debatit mes Donald Trump dhe JD Vance me Volodymr Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.

Qindra njerëz u mblodhën në New York, Los Anxhelos dhe Boston për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën pas sherrit të furishëm në Zyrën Ovale.

Protestuesit që mbanin tabela pro-ukrainase u rreshtuan gjithashtu në një rrugë në Waitsfield, Vermont, ku zëvendëspresidenti Vance dhe familja e tij ishin për një pushim skijimi.

Mediat amerikane raportuan se familja u zhvendos në vendi ku kishin për të skijuar, për shkak të demonstratave.

Një protestë në Waitsfield kundër administratës Trump-Vance ishte organizuar në fillim të javës – përpara përplasjes së presidentit dhe zëvendëspresidentit amerikan me Zelenskyn, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT