Protesta e qytetarëve në Tiranë vijon prej 76 ditësh, ndërsa këtë të premte iu bashkuan edhe shqiptarë të diasporës.
Me pankrata në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për t’u nisur më pas në marshim drejt Kryeministrisë.
Më pas, qytetarët vijuan marshimin përgjatë disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke ndjekur itinerarin e protestave të zhvilluara gjatë ditëve të mëparshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


