Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë caktuar datën dhe orën për protestën e gjashtë me radhë, me kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Sot, protesta do të mbahet jashtë kufijve shqiptarë, në Kroaci, ku pritet pjesëmarrja e veteranëve dhe shqiptarëve nga diaspora, si dhe e komunitetit arbëresh që jeton në atë zonë, transmeton klankosova.tv.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se protesta do të mbahet në Zarë dhe ka shprehur shpresën se do të përfshihen edhe arbëreshët e zonës, të cilët, sipas tij, kanë shprehur interesim për organizimin e saj.


