Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeProtesta e opozitës dhe imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Britanike në Tiranë

Protesta e opozitës dhe imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Britanike në Tiranë

Ambasada Britanike në Tiranë ka bërë një reagim këtë të enjte pak para nisjes së seancës plenare për shqyrtimin e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në mesazhin e ambasadës thuhet se duhet të ruhet pavarësia e gjyqësorit, e më tej ka theksuar se imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike.

“Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.

Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.

Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”, thuhet në postim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT