Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka publikuar oraret dhe pikat e nisjes së autobusëve nga qytete të ndryshme të Kosovës për qytetarët që do t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë.
Protesta do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00.
Sipas njoftimit të platformës, janë organizuar nisje me autobusë nga komuna dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës, me orare të përcaktuara për secilin qytet.
Nisje të organizuara do të ketë nga Prizreni, Suhareka, Vitia, Ferizaj, Podujeva, Kamenica, Vushtrria, Malisheva, Gjakova, Istogu, Kaçaniku, Drenasi, Skenderaj, Klina, Rahoveci, Lipjani, si dhe nga qytete e fshatra të tjera.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


