Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet sonte nata e 12-të e protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta nis nga ora 21:00 dhe gjatë saj janë paraparë disa fjalime.
Fillimisht do t’u drejtohet protestuesve organizatori i protestës, Çlirim Haziri.
Fjalime do të mbajnë edhe Flor Rexha, student i stomatologjisë dhe pjesëtar i një familjeje dëshmori, si dhe Përparim Muji, veteran i UÇK-së.
Në program janë përfshirë edhe gazetari Dibran Istrefi dhe Gentrit Shala, djali i mjekut të zhdukur, Hafir Shala.
Protesta do të përmbyllet me fjalimin e artistes Besiana Mehmedi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


