Mbarimin e ditës së fundit të 2024-tës, e fillimin e vitit pasues 2025, miliarda njerëz nëpër botë zgjodhën ta kalojnë duke festuar.
Gjendje e njëjtë ishte edhe në Kosovë, ku si zakonisht, qytetarët mblidhen kryesisht me familje, por edhe me shoqëri, për të pritur ndërrimin e motmoteve.
Qëllimi përfundimtar gjithmonë është që kjo festë të kalohet sa më mirë.
E që kjo natë të kalohet sa më bukur, Klan Kosova u angazhua që t’i ofrojë shikuesit një program të pasur festiv me orë të tëra.
Shumë artistë ishin të ftuar për të kënduar në spektaklin e fundvitit në Klan Kosova. Në mesin e tyre: Sinan Vllasaliu, Edona Llalloshaj, Yllka Kuqi, Albërie Hadërgjonaj, Robert Berisha, Linda Hakaj, Denik Prizreni e Eneda Tarifa.
Më poshtë mund të ndiqni disa nga pjesët e programit festiv të Klan Kosovës:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


