Qytetarët e Prizrenit, sidomos gjatë dimrit janë ballafaquar me problemin e qenve endacakë.
Shumë prindër janë detyruar që fëmijët e tyre t’i përcjellin për në shkollë.
Por, duket se nga atje vijnë edhe lajme të mira.
Së shpejti në këtë qytet pritet të funksionalizohet edhe strehimorja e qenve.
Kështu ka njoftuar korrespodenti i Klan Kosovës nga Prizreni, Nuhi Salihu.


