Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeShowbizPrishtina fiton ndaj Prizrenit me rezultat 102-89

Prishtina fiton ndaj Prizrenit me rezultat 102-89

Skuadra më e suksesshme në histori të basketbollit të Kosovës, nuk ka lejuar befasi në duel me Proton Cable Prizrenin.

Prishtina triumfoi 102-89, për ta barazuar me pikë liderin e Procredit Superligës, Bashkimin, i cili ka një ndeshje për ta zhvilluar nesër, njofton Klankosova.tv.

Kryeqytetasit që në çerekun e parë treguan se nuk do të kalojë lehtë kundërshtari. Atë e mbyllen me shtatë pikë epërsi, 30-23.

Edhe 10 minutëshi i dytë i takoi vendasëve, 22-1, kurse vetëm fraksionin i tretë ‘foli’ për prozrenasit, 21-22.

28-22 përfundoi pjesa e fundit, për rezultatin përfundimtar, 109-89.

Me 23 pikë, 7 kërcime e dy asistime, Cory Reeves ishte më i dalluari te ‘Bardh e kaltërtit”, ndërkaq te skuadra humbëse, më të mirët në parket ishin Lenzelle Smith J.r me 28 pikë e Tervell Beck me 25 sosh.

Prizreni vazhdon të jetë i fundit në tabelë, me vetëm 5 fitore e 17 humbje, duke rrezikuar shumë që në edicionin e ardhshëm të garojë në Ligën e Parë!

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT