Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmePresidenti i Shqipërisë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Për shqiptarët, askush dhe...

Presidenti i Shqipërisë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Begaj e ka cilësuar vendimin e sotëm si “trishtim të thellë”, ndërsa ka vlerësuar vendosmërinë për apelimin e tij si shenjë integriteti dhe qëndrueshmërie.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!”, shkruan ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT