Thursday, July 16, 2026
spot_img
HomeLajmeBlakaj: Pa ndryshimin e elitës politike në Serbi, retorika për spastrim etnik...

Blakaj: Pa ndryshimin e elitës politike në Serbi, retorika për spastrim etnik nuk do të ndalet (VIDEO)

Deklarimet e ministres serbe Snezhana Paunoviq, se do të kryente spastrim etnik në Kosovë, ka ngjallur reagime të ashpra.

Kjo ngjarje u diskutua sonte në Edicionin Special në Klan Kosova me drejtorin e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj.

Blakaj kritikoi klasën politike në Serbi se nuk po bën sa duhet për ndryshimin e situatës.

Sipas tij, ndryshimin nuk mund ta bëjë shoqëria civile.

“Duhet të ekzistojë një vullnet nga elita politike në mënyrë që të arrihen ndryshimet”, u shpreh Blakaj.

Ai shtoi se ndonëse shoqëria civile dhe ajo e shkrimtarëve, i kishin ngritur shqetësimet rreth kësaj retorike, janë të pafuqishëm për të ndryshuar situatën.

Ndiqeni deklarimin e tij të plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT