Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmePortieri i PSG-së në radarët e Juventusit

Portieri i PSG-së në radarët e Juventusit

Juventusi ka nisur të shqyrtojë alternativa për repartin e portës dhe ka kërkuar informacione nga Paris Saint-Germaini për Lucas Chevalier, teksa realizimi i transferimit të objektivit kryesor, Emiliano Martínez, po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, portieri argjentinas mbetet zgjedhja e parë e trajnerit Luciano Spalletti, por kërkesat financiare po paraqesin pengesa të mëdha. Aston Villa vlerëson kartonin e Martínezit me rreth 40 milionë euro, ndërsa paga e tij prej afërsisht 7 milionë eurosh në sezon është pranë kufirit të strukturës së pagave të Juventusit.

Ndërkohë, Guglielmo Vicario, i cili ishte përmendur si një alternativë e mundshme, duket se do të vazhdojë karrierën në Premier League.

Në këto rrethana, bardhezinjtë kanë kthyer vëmendjen te Lucas Chevalier. Portieri 24-vjeçar francez iu bashkua PSG-së me pritshmëri të mëdha, por me kalimin e kohës ka humbur vendin e titullarit, duke ia lënë hapësirën Safonovit.

Megjithatë, pavarësisht situatës së tij aktuale në Paris, Chevalier vazhdon të konsiderohet një portier me cilësi të larta dhe potencial të madh për të ardhmen.

Interesim për francezin ka shfaqur edhe Besiktasi, ku trajneri i ri Vincenzo Italiano po kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e tij të parë në krye të ekipit turk.

Raporti mes Juventusit dhe PSG-së mund të ndihmojë në avancimin e bisedimeve, pasi dy klubet tashmë janë në kontakt për çështjen e Randal Kolo Muanit. Kjo mund të hapë rrugën për një marrëveshje më të gjerë mes palëve gjatë afatit kalimtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT