Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmePolitikanit serb në veri i konfiskohet droni, bëri xhirime pa autorizim

Politikanit serb në veri i konfiskohet droni, bëri xhirime pa autorizim

Policia e Kosovës i ka konfiskuar një dron politikanit serb në veri, Aleksandar Arsenijeviq.

Konfiskimin e dronit e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut.

Ai për Tëvë1 ka thënë se droni është dorëzuar në Agjencinë e Aviacionit.

Arsenijeviq nga pamjet që ka publikuar është shoqëruar në polici.

Tëvë1 mëson se i njëjti e ka lëshuar dronin pa autorizim në zonën e ndaluar për incizim në Jasenovik ku është duke u ndërtuar një bazë e re e stacionit të Policisë së Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT