Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia zgjeron hetimet për videot intime, ftohen për deklarim personat në pamje

Policia zgjeron hetimet për videot intime, ftohen për deklarim personat në pamje

Pas videove intime të publikuara në rrjetet sociale, kompozitori Adrian Hila ka thënë se do të dëshmojë nesër në polici, pasi momentalisht nuk ndodhet në Tiranë.

Ai gjithashtu ka shtuar se është edhe vetë viktimë, duke pretenduar se videot janë publikuar pa dijeninë e tij dhe se janë hakeruar.

Siç mëson Top Channel, katër nga personazhet publike të identifikuara në videot e publikuara, gjithashtu janë kontaktuar nga policia.

Dy prej tyre kanë shprehur gadishmërinë që të bashkëpunojnë me policinë për zbardhjen e rastit, ndërsa dy të tjera janë të tronditura dhe nuk mund të dëshmojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT