Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia në Ferizaj publikon foton e të dyshuarit për lëndim trupor, kërkon...

Policia në Ferizaj publikon foton e të dyshuarit për lëndim trupor, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës në Ferizaj ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij lidhur me veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 10 dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në afërsi të qendrës tregtare “The Village”.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, policia ka bërë thirrje që çdo qytetar që ka informacione për të dyshuarin të kontaktojë numrin emergjent 192, stacionin më të afërt policor ose aplikacionin “Lajmëro policinë”.

Autoritetet kanë theksuar se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT