Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 791 gjoba kundërvajtëse gjatë javës së kaluar.
Gjatë këtyre kontrolleve, janë hequr katër patentë shoferësh për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 62 aksidente, përfshirë 19 aksidente me lëndime, ku 27 persona janë dëmtuar, dhe 43 aksidente me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv.
Policia e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe apelon për kujdes të shtuar nga shoferët në rrugë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


