Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmePolicia e Ferizajt apelon për kujdes ndaj zjarreve 

Policia e Ferizajt apelon për kujdes ndaj zjarreve 

Policia e Ferizajt, njofton se gjatë javës së kaluar, janë raportuar disa incidente zjarresh në Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Shtime dhe Hanin e Elezit, por aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive.

Ata apelojnë tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin djegien e hapësirave fushore dhe pyjeve, pasi pasojat mund të jenë të rënda dhe të pakthyeshme, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjerash, policia thekson se do të jetë e pakompromis ndaj kujtdo që shkakton zjarrvënie, qoftë me qëllim ose nga neglizhenca, dhe ata do të përballen me ndjekje penale.

Qytetarët janë inkurajuar të njoftojnë policinë për çdo rast të dyshimtë duke përdorur aplikacionin “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar stacionin më të afërt.

The post Policia e Ferizajt apelon për kujdes ndaj zjarreve  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT