Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmePoezia me fjalë mallkuese, Shabani: Është pasojë e një gjuhe të vazhdueshme...

Poezia me fjalë mallkuese, Shabani: Është pasojë e një gjuhe të vazhdueshme përçarëse (VIDEO)

Opinionistja, Anita Shabani e ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova komentoi “poezinë” e recituar nga një e mitur në një tubim elektoral të LVV në Vushtrri, para pak ditësh, e ku disa rreshta kishin përmbajtje mallkimi.

Shabani tha se gjuha e vazhdueshme përçarëse ka bërë që situata të shkojë deri në atë pikë ku urrejta nuk është më vetëm tek të rriturit, raporton KlanKosova.tv.

“Kjo çka po flasim është pasojë e një gjuhe të vazhdueshme linçuese ose përçarëse, që askush tjetër, përveç Kurtit ka arritur ta dërgojë deri në këtë pikë. Përveç të rriturve, urrejta ka filluar…sepse teksti i poezisë së vajzës është duke mallkuar të tjerët se e kanë shitur Kosovën, do thotë është tekst përçarës. Besoj shumë që ai fëmijë nuk e dinë përmbajtjen se çka do thotë ai tekst, por problemi është se të merremi me këtë situatë që na ka sjell kjo mendësi”, tha Shabani.

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur në vlerë prej 5,100 eurosh për pjesëmarrje të fëmijëve në fushatë zgjedhore duke iu referuar rastit me vajzën në një tubim në Vushtrri.

LVV gjobitet me 5 mijë e 100 euro për përfshirjen në fushatë të vajzës në Vushtrri

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT