Monday, June 29, 2026
spot_img
HomeLajmePo kalonte rrugën, si e goditi për vdekje shoferi shqiptar policin në...

Po kalonte rrugën, si e goditi për vdekje shoferi shqiptar policin në Vërmicë?

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me pasoja fatale në të cilin humbi jetën zyrtari policor Rexhep Gashi.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:30, në afërsi të pikëkalimit kufitar në Vërmicë, në komunën e Prizrenit.

Zyrtari policor, 59 vjeçar, ishte i angazhuar në detyrë në pikën kufitare të Vërmicës.

Sipas hetimeve fillestare, ai ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikëkalimit kufitar dhe në një moment kishte tentuar të kalonte rrugën, transmeton Klankosova.tv.

“Në atë çast, nga drejtimi Prizren – Vërmicë, ka ardhur një automjet i cili, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e ka goditur viktimën me pjesën e përparme të automjetit. Si pasojë, këmbësori ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e zyrtarit policor.

“Me urdhër të prokurorit, kufoma është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit të dyshuar, D.D., mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Prizren”, thotë PK./Klankosova.tv

Vdekja e policit në kufi, arrestohet shoferi nga Shqipëria

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT