Një rast i rëndë ka tronditur dje Pejën pas vdekjes së zyrtarit të Këshillit të Bashkësisë Islame i cili ishte mbikëqyrës i varrezave.
Korrespodenti Valdrin Daci në “Ora 7” tha se i ndjeri po festonte dje ditëlindjen e tij të 59-të, transmeton Klankosova.tv.
“Një rast që ka shokuar Pejën është është vdekja e personit që mbikëqyr i varrezave. Bëhet fjalë për I.G 59 vjeçar i cili ka ndërruar dje jetë papritur dhe vlen të theksohet se ai dje po e festonte dhe ditëlindjen e tij të 59-të. Në reagimin e Këshillit të Bashkësisë Islame këtu në Pejë është bërë e ditur se i ndjeri ishte punëtori siç kanë thënë ata më i vjetër i Këshillit të Bashkësisë islame që nga viti 1991 ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Drenoc të Pejës në ora 18:00”, tha Daci.


