Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmePlas dajaku në Drenas, të miturat përleshen në grup (VIDEO)

Plas dajaku në Drenas, të miturat përleshen në grup (VIDEO)

Një përleshje mes disa vajzave të mitura ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një Qendër Tregtare në Drenas.

Klankosova.tv ka siguruar pamjet nga rasti në fjalë.

Lidhur me ngjarjen është prononcuar edhe Policia e Kosovës përmes zëdhënëses për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo deklaroi për Klankosova.tv se hetuesit policor i kanë identifikuar dhe intervistuar personat e përfshirë dhe rasti është iniciuar sot.

“Duke ju falenderuar për bashkëpunimin ju njoftojmë se kemi trajtuar informatën e pranuar nga ana juaj. Bëhet fjalë për videon që keni përcjellë ku shihet një përleshje në mes të disa personave (të mitura). Rasti ka ndodhë në një qendër tregtare në Drenas. Menjëherë hetuesit policor kanë identifikuar dhe intervistuar personat e përfshirë dhe është inicuar rast. Aktualish për rastin e cilësuar Sulm, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT