Fjala që u përmend më së shumti në Kuvendin e Kosovës sivjet nga kryetari i këtij institucioni, Glauk Konjufca, ishte “në mungesë të kuorimit” sipas raportit të shpalosur nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Hulumtuesja e lartë në KDI, Violeta Haxholli, ka treguar që gjatë kësaj legjislature gjithmonë ka pasur kuorume në letra, por që kuorumet kanë munguar në praktikë, raporton EkonomiaOnline.
Haxholli tregoi që pesë mijë mungesa të deputetëve u regjistruan në seanca plenare.
Ndërkaq, legjislatura e tetë është legjislatura që ka miratuar ligje më së shumti se çdo legjislaturë tjetër, ku u miratuan 282 ligje në total.
Ajo shtoi se kryeministri Kurti dhe ministrat, janë përgjigjur në 83 për qind të pyetjeve të deputeteve, ndërsa 17 për qind nuk përgjigjen.
“Kryesia e Kuvendit ka mbajtur 93 mbledhje ku 124 mbledhje kanë qenë të planifikuara. Janë mbajtur 263 seanca, viti 2022 ishte viti me më së shumti seanca. ‘Në mungesë të kuorumit’ ishte fjalia që u përmend më së shumti nga kryetari i Kuvendit. 35 për qind e seancave janë lënë në vazhdimësi. Shumë deputet ishin të pranishme në fillim të seancës dhe e braktisen në mes seancën”, ka thënë ajo.
“Gjithmonë ka pasur kuorum në letër e as një herë në praktik. Kishte edhe mungesa të shumta të deputeteve, ka deputet që në shumicën e rasteve nuk kanë ardhur fare në seanca. Deputet kanë bërë 5 mijë mungesa. Lista serbe është e para me mungesë me 32 për qind, e dyta është VV-ja me 27 për qind, PDK 16 për qind, LDK 14 për qind, AAK 5 për qind. Për nga sasia e ligjeve legjislatura e tetë ka miratuar ligje më së shumti se çdo legjislaturë tjetër, janë miratuar 282 ligje në total. Planin legjislativ u përmbush ne nivel 36 për qind, Kuvendi nuk e përmbushi as një here për katër vjet”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


