Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmePërvjetori i Çlirimit, Ulutash mbledh shefat e misioneve diplomatike në Kosovë

Përvjetori i Çlirimit, Ulutash mbledh shefat e misioneve diplomatike në Kosovë

Shefat e Misioneve diplomatike të vendeve të huaja në Kosovë, janë pritur në një takim nga komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Ky takim vjen në nder të përvjetorit të 27-të të Çlirimit të Kosovës, raporton Klankosova.tv.

“Në këtë ditë, 12 qershor, kujtojmë intervenimin jetësor të kryer nga forcat e NATO-s më 1999 për të ndaluar katastrofën humanitare që po ndodhte në Kosovë, dhe burrat dhe gratë që kanë shërbyer dhe në disa raste kanë humbur jetën për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

“I nderojmë ata dhe angazhohemi për përpjekjet tona të vazhdueshme për të mbështetur Dialogun e lehtësuar nga BE-ja drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme politike në dobi të të gjithëve në Kosovë dhe në të gjithë rajonin”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Ambasada britanike në Kosovë.

Në takim, pjesëmarrës ishin ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT