Në kuadër të shënimeve të aktiviteteve të shumta të manifestimit “Epopeja e UÇK-së” dhe 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, sot në Tërpezë të Poshtme të Malishevës, u përurua lapidari i ngritur në nderim të mësuesit martir, Jashar Krasniqi, i cili u vra më 28 korrik të vitit 1998.
Lapidari u ngrit pikërisht në vendin ku u vra Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë aktivitet, krahas familjes së gjerë Krasniqi, morën pjesë kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, deputet, veteran luftëtar, veteran të arsimit, familje të dëshmorëve, aktivist të shumtë të atyre viteve, mësues e nxënës, qytetarë e personalitete të ndryshme të jetës shoqërore e politike.
Në këtë ngjarje, janë mbajtur disa fjalime, ku është vlerësuar jeta dhe vepra e mësuesit dhe martirit të kombit, Jashar Krasniqi, i cili tërë jetën e vet ja ka kushtuar arsimit, ka qenë një atdhetar i devotshëm dhe ka dhënë të jashtëzakonshëm gjatë tërë jetës së tij, përfshirë edhe kontributin e familjes së tij në tërësi.
The post Përurohet në Malishevë, lapidari për mësuesin martir appeared first on Klan Kosova.


