Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeShowbizPërplasja Trump - Zelensky: 50 minuta takim, 10 të fundit “zjarr” (VIDEO)

Përplasja Trump – Zelensky: 50 minuta takim, 10 të fundit “zjarr” (VIDEO)

E filloi prajshëm.

Më tonin e ulët të zërit i thuri edhe lavde.

Në takimin që do të mbetet mbase i papërsëritshëm brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë, duke e shikuar në sy, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i tha atij të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt që me armikun e tij e pati një bisedë të mirë, ditë më parë.

“Kemi pasur diskutime shumë të mire me Rusinë, fola me presidentin Putin dhe ne po përpiqemi ta mbyllim këtë është diçka që edhe ju dëshironi”, tha Trump.

Vazhdoi me fjalët më të mira për ushtrinë e Zelenskyt e edhe për këtë si lider i saj.

“Por ushtarët e tuaj kanë qenë jashtëzakonisht të guximshëm ne u kemi dhënë atyre pajisje të rënda për tu përdorur ne ju japim atyre meritë të madhe për luftën që supozohej të përfundonte shumë shpejt dhe ja ku jemi tre vjet më vonë, kështu që unë ju jap një meritë të jashtëzakonshme gjeneralëve tuaj ushtarëve tuaj dhe vetës në kuptimin që ka qenë shumë e vështirë të luftosh”, tha tutje presidenti i ShBA-ve.

Më pas tregoi që me mysafirin nga Ukraina me të cilin tha se po kalon momente emocionuese përveç që do të nënshkruajnë marrëveshje, edhe do të hajnë drekë bashkë.

Por, para kësaj që nuk i erdhi radha hiç, Zelensky i tregoi Trumpit fotografitë e të burgosurve në Rusi, pa bukë e të rrahur. Madje, edhe iu ankua për diçka edhe më të tmerrshme.

“Ata rusët e çmendur vodhën 20 mijë fëmijë ukrainas u a ndryshuan emrat, identitetin familjet dhe ata janë në Rusi tash, ne duam që ti kthejmë ata dhe ne të vërtetë është një detyrë për ne”, tha Zelensky.

Edhe ndihmë për mbrojtje i kërkoi, derisa Putinit i dha disa epitete.

Ky në fakt qe shtatëminutëshi më i qetë i dy presidentëve, pasi kur filluan të pranojnë pyetjet e gazetarëve situata veç po nxehej.

Sidomos kur bëhej fjalë për evropianët që Zelensky i mbronte.

“Ata me të vërtetë dhanë shumë me të vërtetë zoti president, por shumë më pak….  Jo .. jo”.

Ky që i vetmi kundërshtim me buzëqeshje.

Të tjerat u bënë me zë të ngritur, si ndërhyrja e presidentit ukrainas kur Trumpi e quajti pyetje budallaqe një që iu bë për të treguar pozicionin e tij me Rusinë a Ukrainën.

Shihni kronikën e mëposhtme për të kuptuar si mbaroi takimi 49 minutësh e 21 sekondësh:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT