Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur numërimi i votave nga të gjitha 47 vendvotimet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 18,789 vota apo 83.28% të votave.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1,608 vota apo 7.13%.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 1,490 vota apo 6.60 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 464 vota apo 2.06 %.
Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të ardhura me postë./Klankosova.tv
Numërohet veç një kuti nga votat me postë – këto janë rezultatet


