Në fushat e Gajrakut të Malishevës është përhapur një zjarr i fuqishëm.
Në pamjet e dërguara në redaksi të Klan Kosovës, shihet flakë e madhe dhe tym i lartë.
Për zjarrin janë njoftuar zjarrfikësit të cilët pritet të dalin në terren, por që zjarri është duke u përhapur meqë erërat janë shumë të forta.
Klankosova.tv ka kontaktuar policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pasur përgjigje.
Pamjet si më poshtë:
The post Përhapet zjarr i fuqishëm në fushat e Gajrakut në Malishevë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


