Policia e Kosovës ka nisur gradualisht të marrë përgjegjësinë e sigurisë mbi urën kryesore të lumit Ibër.
Kjo u konfirmua gjatë ditës së djeshme edhe nga misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR.
Ky zhvillim vie pas 27 vjetësh kur misionet ndërkombëtare të sigurisë kishin kontrollin e plotë mbi urën.
Rreth situatës atje, detaje sot ka dhënë korrespodenti i Klan Kosovës nga Mitrovica, Urall Boshnjaku.


