Friday, July 24, 2026
spot_img
HomeLajmePas 26 ditësh agjërimi, aktivisti indian i jep fund grevës së urisë

Pas 26 ditësh agjërimi, aktivisti indian i jep fund grevës së urisë

Aktivisti indian Sonam Wangchuk i ka dhënë fund grevës së urisë pas 26 ditësh agjërimi, të cilën e kishte nisur në mbështetje të protestuesve të rinj që kërkojnë reforma në sistemin arsimor.

Në një postim në platformën X, 59-vjeçari, i njohur gjerësisht si “Sonam sir”, bëri të ditur se vendimi erdhi pas negociatave të gjata për disa kushte, si dhe për të shmangur mundësinë e përshkallëzimit të dhunës.

Wangchuk kishte hyrë në grevë urie për të mbështetur anëtarët e “Cockroach Janta Party”, të cilët, krahas reformave në arsim, kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit indian të Arsimit.

Gjatë protestës, aktivisti kishte njoftuar se kishte humbur rreth 11 kilogramë, por kishte deklaruar se ishte “ende gjallë”.

Të shtunën e kaluar, Wangchuk u largua me forcë nga vendi ku po protestonte në Delhi dhe më pas u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT