Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeShowbizPartneri i Danjës reagon pas flirtimeve dhe ngacmimeve të G Banit ndaj...

Partneri i Danjës reagon pas flirtimeve dhe ngacmimeve të G Banit ndaj saj, publikohen mesazhet gjatë spektaklit ‘Prime’ – Telegrafi

E shtuna solli një debat të ashpër në Big Brother VIP Albania 4, ku G Bani dhe Danja u përfshinë në një përplasje të fortë pas transmetimit të një komenti nga partneri i Danjës jashtë shtëpisë.

G Bani ka flirtuar dhe ngacmuar prej kohësh bionden bukuroshe, duke krijuar situata që kanë ngjallur jo pak reagime brenda dhe jashtë shtëpisë. Këto veprime kanë bërë që partneri i Danjës të shprehë hapur pakënaqësinë e tij në rrjetet sociale.

Gjatë spektaklit të së shtunës, produksioni vendosi të transmetojë një koment të tij në Instagram, ku ai i replikonte dikujt me fjalët: “Po më soset durimi, s’i kam borxh gjë”.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Kjo ka ndezur një debat mes G Banit dhe Danjës, e cila u përball me situatën live, duke u shprehur se nuk dëshiron të vihet në një pozitë të tillë.

Nga ana tjetër, G Bani tentoi të justifikohej, duke theksuar se gjithçka është në kufijtë e argëtimit dhe se nuk ka pasur ndonjë qëllim keqdashës.

Në këtë diskutim ndërhynë edhe prezantuesi dhe opinionistët, të cilët i sugjeruan G Banit që të tregohet më i kujdesshëm dhe të ndalë flirtimet ndaj Danjës, për të shmangur tensione të panevojshme brenda dhe jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT