Parlamenti Evropian ka miratuar sot një rezolutë jodetyruese mbi Librin e Bardhë për Mbrojtjen që Komisioni Evropian do të prezantojë më 19 mars dhe që do të përmbajë planin e riarmatimit të Europës.
Plani është ilustruar nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, në debatin plenar të marten, ndërkaq gjatë ditës së sotme u votua me 419 vota pro, 204 vota kundër dhe 46 abstenime.
Eurodeputetët e partisë së kryeministres Giorgia Meloni, Fratelli d’Italia, kishin paraqitur një amendament për të kërkuar ndryshimin e emrit të planit nga “Riarmatosja e Evropës” në “Mbroj Evropën”, por ai nuk kaloi.
Për Parlamentin Evropian ky është një “moment historik për mbrojtjen evropiane”. Eurodeputetët mirëpresin planin e riarmatimit të BE-së dhe mbështesin fuqimisht idenë që vendet anëtare duhet të rrisin fondet e mbrojtjes dhe sigurisë në nivele të reja, në të paktën 3% të PBB-së.
PE përsërit gjithashtu mbështetjen e tij për Ukrainën dhe “u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së, partnerëve ndërkombëtarë dhe aleatëve të NATO-s që të heqin të gjitha kufizimet në përdorimin e sistemeve të armëve perëndimore të dorëzuara në Ukrainë kundër objektivave ushtarakë në territorin rus”.
Parlamenti Evropian vëren “një ndryshim në politikën e jashtme të SHBA-së, pasi administrata Trump po propozon normalizimin e lidhjeve me Rusinë dhe po bëhet gjithnjë e më e qartë se Evropa duhet të forcojë sigurinë dhe mbrojtjen e saj për të qenë në gjendje të ndihmojë Ukrainën të mbrohet”.
Ndërsa për Parlamentin Evropian, Rusia, e mbështetur nga aleatët e saj Bjellorusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani, përfaqëson “kërcënimin më të rëndësishëm direkt dhe indirekt për BE-në dhe sigurinë e saj”.
Për eurodeputetët, “Bashkimi Evropian është tani në një pikë kthese në historinë dhe ndërtimin e tij”. Sipas Parlamentit Evropian, “BE-ja tani duhet të miratojë një qasje holistike dhe horizontale që integron një dimension të mbrojtjes dhe sigurisë në shumicën e politikave” dhe kjo qasje duhet “të mbështetet nga instrumentet rregullatore dhe financiare”.
Për më tepër, Parlamenti Evropian thekson “nevojën për të forcuar aftësitë dhe burimet, duke kapërcyer fragmentimin e tregut të mbrojtjes”.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


