Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeParagllajd: Piloti kosovar lëndohet gjatë garave ndërkombëtare në Bullgari

Paragllajd: Piloti kosovar lëndohet gjatë garave ndërkombëtare në Bullgari

Piloti i klubit “Shqiponjat e Kastriotit, Latif Shala, ka pësuar një lëndim në pjesën e poshtme të shpinës gjatë garave ndërkombëtare në Paradzhik të Bullgarisë ku së bashku edhe me Migjen Shalën, Lisjeta Thaqin dhe Arbër Shalën, përfaqësuan me dinjitet ngjyrat e Kosovës.

Ngjarja ndodhi pas rundit të katërt në Paragllajd, ku piloti pati një ulje të vrullshme.

“Përkundër situatës së rëndë, lajmi më i rëndësishëm është se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtimin e nevojshëm në qendër ortopedike! Në këto momente sfiduese, u dëshmua forca e vërtetë e ekipit dhe solidariteti njerëzor. Piloti ynë u transportua nga Bullgaria në Kosovë me ambulancën e QKMF – Obiliq, duke bërë të mundur kthimin e tij të sigurt pranë familjes dhe kujdesit mjekësor vendor”, thuhet në njoftimin e klubit transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në këtë njoftim bëhet e ditur se ky është shembulli më i mirë se sporti nuk është vetëm garë, por mbi të gjitha është humanizëm dhe bashkëpunim.

“Klubi ynë i qëndron pranë Latif Shalës në këtë rrugëtim të rikuperimit.I urojmë shërim të shpejtë, forcë dhe rikthim edhe më të fuqishëm në qiell, për të vazhduar përfaqësimin e klubit, komunës dhe shtetit tonë. Jemi me ty – sot më shumë se kurrë!”, njofton Klubi “Shqiponjat e Kastriotit” transmeton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT