Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmePamje shqetësuese në Prizren: Fëmijët luajnë në dritaren e një banese, tentojnë...

Pamje shqetësuese në Prizren: Fëmijët luajnë në dritaren e një banese, tentojnë të nxjerrin këmbët jashtë

Një ngjarje shqetësuese është raportuar pasditen e së enjtes në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

Lexues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga rruga “Bekim Berisha”, ku dy fëmijë të vegjël shihen duke u ngjitur pranë dritares së një banese në një kat të lartë, duke krijuar rrezik serioz për sigurinë e tyre.

Sipas informacioneve të dërguara nga qytetarët, rasti ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa pamjet kanë shkaktuar shqetësim te banorët e zonës për shkak të mundësisë së një aksidenti.

Sinjali publikon këtë rast me qëllim sensibilizimin për rëndësinë e mbikëqyrjes së fëmijëve, sidomos në banesa shumëkatëshe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT