Objekte të shumta kolektive kanë dalë si kërpudha pas shiut anë e mbanë Kosovës.
Çmimi për blerjen e tyre shpesh vlerësohet se është mbi vlerën reale të kostos së jetesës në Kosovë, raporton Kiks Kosova.
E përveç çmimit të lartë, një gjë tjetër shqetësuese është fakti se shumicës prej tyre u mungon legalizimi, gjë që e pamundëson që të dihet pronari i saktë i apartamentit.
Por pavarësisht kësaj mungese, kërkesat për legalizim të këtyre objekteve banesore janë me bollëk.
Por aprovimet janë të pakta në numër, sipas asaj që thonë përfaqësuesit e kompanive që merren me ndërtime në Kosovës.
Faton Hoxha është një nga anëtarët e Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, dhe sipas tij, ligji i ndërtimit i aprovuar më 2012 ka precizuar saktë kohën e pritjes së legalizimit nga ana e komunës.
Ligji thotë se koha e pritjes për legalizim është 45 ditë, por që tejkalimet janë të mëdha ndërsa thuhet se ka raste që ka shkuar deri në 8 vite.
Hoxha thotë se në kryeqytet problemi qëndron te vëllimi i madh i kërkesave dhe numri i vogël i inspektorëve.
The post Padrejtësi ndaj ndërtimtarëve nga komunat: Përfaqësuesi ngre alarmin për favorizime (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


