Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani: Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të...

Osmani: Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me homologen e saj të re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona”.

“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT