Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë që nga sot më 1 janar ka marrë drejtimin e Këshillit të Presidencës së Bashkimit Evropian.
Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se mezi pret të punojë me presidentin Andrzej Dua, si dhe me kryeministrin Donald Tusk, për të siguruar të ardhmen që Kosova meriton.
“Ka ardhur koha për dhënien e statusit kandidat dhe heqjen e masave të padrejta të BE-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Më tej, ajo ka thënë se ajo shpreh vlerësim për Hungarinë dhe angazhimin e saj gjatë presidencës në mandatin e kaluar. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


