Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesve.
“Më 7 Mars kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm”.
“Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja. Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit.
“Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik!Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesve!”, thuhet në urimin e Osmanit, transmeton Klankosova.tv
The post Osmani uron 7 Marsin: Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë appeared first on Klan Kosova.


