Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeShowbizOsmani me Guerotin flet për procesin zgjedhor si dhe avancimin e bashkëpunimit...

Osmani me Guerotin flet për procesin zgjedhor si dhe avancimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës

Presidentja Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu ishin të ftuar në darkë zyrtare të shtruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstitiuimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare.

Një theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t’i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT