Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social “X”, vlerësoi jetën dhe veprën e presidentit Carter, duke e cilësuar atë si një model frymëzues të lidershipit, transmeton Klankosova.tv.
“Presidenti Carter i tregoi botës se lidershipi është përkushtim, dhembshuri dhe një besim i palëkundur në njerëzimin. Ai ia kushtoi jetën paqes, barazisë dhe përmirësimit të jetës së të gjithëve. Mendimet tona janë me familjen e tij, teksa bashkohemi me miqtë tanë amerikanë për të nderuar trashëgiminë e tij”, shkroi Osmani.
Ndërkohë, kryeministri Kurti, po ashtu përmes një postimi në “X”, shprehu ngushëllime për familjen e Carter dhe popullin amerikan, njofton Klankosova.tv.
“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen e presidentit Jimmy Carter dhe popullin amerikan në ditën e ndarjes së tij nga jeta. Një shekull pas fillimeve të tij të thjeshta në një familje punëtore në Plains, Georgia, presidenti Carter lë pas një trashëgimi madhështore në shërbim të të drejtave të njeriut dhe mirëqenies, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe përtej tyre. U prehtë në paqe”, u shpreh Kurti.
President Carter showed the world that leadership is about service, compassion, and an unshakable faith in humanity. He dedicated his life to peace, equality, and the betterment of all.
We hold his family in our thoughts as we join our American friends in honoring his legacy.… pic.twitter.com/4eHG2OW6BD
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 29, 2024
On behalf of the Government and the people of the Republic of Kosova, I express my deepest condolences to the family of President Jimmy Carter and the American people on the day of his passing. A century after his humble beginnings in a working-class family in Plains, Georgia,…
— Albin Kurti (@albinkurti) December 29, 2024
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


