Orkestra e fëmijëve dhe të rinjve “Amadeus” po përfaqëson Kosovën në International Festival-Competition “Spring Symphonies” në Spanjë, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore ndërkombëtare, ku do të konkurrojë me dhjetëra orkestrave nga vende si Holanda, Turqia, Sllovakia dhe të tjera.
Nën drejtimin e dirigjentit Vehbi Shosholli, orkestra do të interpretojë një repertor të pasur me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë si Ludwig van Beethoven, Joseph Haydn, Karl Jenkins, si dhe artistëve të shquar si Lorenc Antoni, Anthony Hopkins, Jacques Offenbach dhe Jaime Texidor. Programi synon të tregojë aftësitë teknike dhe ndjeshmërinë muzikore të të rinjve.
Vitin e kaluar, “Amadeus” arriti vendin e dytë në World Orchestra Festival Vienna, duke u renditur mes 40 orkestrave nga e gjithë bota, çka dëshmon cilësinë artistike dhe përkushtimin e saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


