Ish-ushtari i UÇK-së, Jakup Nura, ka folur për figurën e komandantit Sahit Jashari, të cilit iu dha lamtumira e fundit të premten.
Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Nura e vlerësoi lart kontributin e Sahit Jasharit, duke thënë se ai ishte një ndër figurat më të rëndësishme të luftës dhe të organizimit në Drenicë.
“Gjatë luftës ishte komandant i Policisë Ushtarake në Zonën e Drenicës dhe të gjithë bashkëluftëtarët e çmojnë dhe e njohin për dashurinë dhe respektin që u jepte. Sahit Jashari ishte një figurë që unifikoi njerëzit tanë, kontribuoi me qetësinë dhe maturinë e tij te shokët dhe te të gjithë ata që e njihnin. Kontributi i tij për unifikimin e Kosovës është jashtëzakonisht i madh”, tha Nura.
Ai kujtoi edhe afërsinë e madhe që Sahit Jashari kishte me komandantin legjendar Adem Jashari.
“Që nga viti 1989 kemi qëndruar bashkë si grup. Mund të them lirisht se Sahiti ishte hija e Ademit. Ai e ka përcjellë në çdo hap të tij, pasi edhe…i kishin afër njëra-tjetrës”, deklaroi Nura.
Ndiqni deklarimin e plotë:


