Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e reja preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku deri më tani janë numëruar 19.58% e kutive të votimit në nivel vendi.
Sipas të dhënave të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të kryesojë me 39.31% të votave të numëruara deri në këtë fazë.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.48%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.00%.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) aktualisht mban 9.81% të votave të numëruara.
Procesi i numërimit po vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa pritet që përqindjet të ndryshojnë me përfshirjen e kutive të mbetura.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


