Saturday, August 29, 2026
spot_img
HomeLajmeNumërohen 99.40% e votave, KQZ përditëson të rezultatet

Numërohen 99.40% e votave, KQZ përditëson të rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të përditësojë rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Sipas të dhënave më të fundit, deri tani janë numëruar 99.40 për qind e votave.

Rezultatet aktuale tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje mban vendin e parë me 42.92% të votave, ose gjithsej 297,296 vota.

Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me 21.06%, që përfaqësojnë 145,856 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 17.61%, respektivisht 121,976 vota.

Në pozitën e katërt qëndron Aleanca, e cila ka siguruar 7.17% të votave, apo 49,705 vota.

Pas përmbylljes së këtij procesi, gjatë ditës së sotme pritet të fillojë edhe numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen 99.40% e votave, KQZ përditëson të rezultatet appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT