Sunday, June 7, 2026
spot_img
HomeLajmeNumërohen 40% e votave, kjo është renditja e partive

Numërohen 40% e votave, kjo është renditja e partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e rezultateve preliminare nga procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare.

Sipas të dhënave më të fundit, me 40% të votave të numëruara në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë vendin e parë me 41.24% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.93%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 18.08%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri në këtë fazë të numërimit ka siguruar 8.31% të votave.

Procesi i numërimit po vazhdon në të gjitha komunat e vendit, ndërsa rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e plotë të numërimit nga KQZ.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen 40% e votave, kjo është renditja e partive appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT