Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para nga procesi i numërimit të votave, ku deri më tani janë përpunuar rreth 10% e kutive të votimit në nivel vendi.
Sipas të dhënave fillestare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 38.07% të votave, që përkthehet në 15,712 vota të numëruara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23.08% ose 9,527 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 16.77% ose 6,920 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë deri më tani 9.73% të votave, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) figuron me 94 vota në këto rezultate fillestare.
Procesi i numërimit të votave po vazhdon në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa rezultatet pritet të ndryshojnë me avancimin e numërimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Numërohen 10% e votave: LVV kryeson, pas saj PDK dhe LDK appeared first on Sinjali.


