Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeNumërimi i votave në Ferizaj nis me vonesa për shkak të problemeve...

Numërimi i votave në Ferizaj nis me vonesa për shkak të problemeve teknike (VIDEO) 

Procesi i numërimit të votave ka filluar dje në Ferizaj, në sallën e Bill Clinton-it.

Një nga monitorueset e procesit, Olta Bajrami, ka deklaruar se megjithëse numërimi ka nisur pa ndonjë problem të madh, ka pasur vonesa të konsiderueshme për shkak të rrjetit dhe sistemit të KQZ-së.

“Procesi ka filluar mirë, nuk ka pasur telashe të mëdha, por problemet me rrjetin dhe sistemin kanë shkaktuar vonesa. Komisionerët kanë pritur deri në dy orë për të nisur numërimin”, tha Bajrami, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT