Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka theksuar mbështetjen e tij për sovranitetin e Ukrainës dhe ripërsëriti angazhimin e vendit të tij për lirinë e shprehjes gjatë tubimit të tij të fundit të madh elektoral përpara zgjedhjeve të së dielës.
Komentet e Scholz vijnë në fund të një jave kur presidenti amerikan Donald Trump rivendosi kontaktet me Rusinë – për herë të parë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska – dhe pati përplasje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton BBC.
Scholz tha se si Gjermania, ashtu edhe Evropa, duhet të “qëndrojnë të palëkundura në qëndrimet e tyre” mbi konfliktin.
“Nuk do ta lëmë Ukrainën vetëm dhe nuk do të marrim vendime mbi kokën e saj. Do të sigurojmë që Ukraina të mbetet një vend që mund të zgjedhë lirshëm qeverinë e vet,” shtoi kancelari gjerman.
Berlini është furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, pas SHBA-së, ish-presidenti i së cilës, Joe Biden, kishte treguar një mbështetje të palëkundur për Kievin.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


