Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeNjëri nga të plagosurit në incidentin me armë në Podujevë po i...

Njëri nga të plagosurit në incidentin me armë në Podujevë po i nënshtrohet operacionit në QKUK

Njëri nga katër personat e plagosur gjatë të shtënave me armë që ndodhën të enjten në qendër të Podujevës është futur në sallën e operimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se pacienti po trajtohet nga ekipet e anestezionit dhe neurokirurgjisë, ndërsa gjendja e tij është duke u monitoruar nga stafi mjekësor.

Katër të lënduarit u transportuan në QKUK menjëherë pas incidentit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, në Klinikën Emergjente ka qëndruar për vizitë edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili është informuar nga mjekët për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivin e të shtënave, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT