Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë person u rrah dhe u sulmua me thikë nga gjashtë të...

Një person u rrah dhe u sulmua me thikë nga gjashtë të tjerë në Podujevë

Një person është rrahur dhe është sulmuar me thikë nga gjashtë të dyshuar, në rrugët “Nuhi Gashi” dhe “19-Qershori” në Podujevë, të shtunën.

Më raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima pas lëndimeve trupore që ka pësuar është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pesë nga të dyshuarit janë arrestuar, kurse personi i gjashtë i dyshuar gjendet në  arrati.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit tre nga të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje, kurse dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv

The post Një person u rrah dhe u sulmua me thikë nga gjashtë të tjerë në Podujevë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT