Policia në Mitrovicë, ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ”Liqeni” në Mitrovicën e Jugut, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor, transmeton klankosova.tv.
Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (12) muajsh.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


